Në një vendim që mund të cilësohet si historik, Premier League njofgtoi se pronarët e klubeve, drejtuesit dhe drejtorët sportivë do të përjashtohen nëse kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut.
E gjithë kjo në kuadër të mënyrës së re të kontrollit të pronarëve në ligën më të mirë të planetit. Rregullat u bënë më të rrepta, si për aksionerët, ahstu edhe për drejtuesit e lartë të klubeve.
Shkelja e të drejtave të njeriut sipas rregulloreve globale të sanksioneve të vitit 2020 nuk do të ketë vend në ligë siç u vendos unanimisht. Në thelb, anglezët në këtë mënyrë po përpiqen të mbrohen nga situata të tilla si marrja e Neëcastle nga sauditët, njerëz që janë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut në të kaluarën.
E gjitha kjo, në fakt, në një kohë kur Manchester United ka si kandidat kryesor për blerjen e tij Prinicin e Katarit, Yassim Bin Hamad Al Thani.
Lista e veprave penale që çojnë në skualifikimin u zgjerua për të mbuluar dhunën, korrupsionin, mashtrimin, evazionin fiskal dhe krimet e urrejtjes. Shtrirja e dispozitave të falimentimit është zgjeruar gjithashtu për t’i mundësuar Premier League të ndërmarrë veprime kundër njerëzve të përfshirë në falimentime të mëparshme në një gamë më të gjerë rrethanash./ h.ll/abcnews.al