Premier League/ Mbrëmje barazimesh, tre pikë sigurojnë vetëm Bournemouth e Nottingham

schedule23:23 - 2 Prill, 2024

schedule 23:23 - 2 Prill, 2024

Newcastle nuk shkoi më shumë se barazimi në shtëpi përballë Everton me 90-minutat që u mbyllën në barazim 1-1. Në fakt, vendasit ishin shumë pranë trepikëshit pasi kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë me sulmuesin Isak.

Avantazh të cilin e ruajtën deri në minutën e 88 kur Calvert-Lewin riktheu baraspeshën pasi u shndërroi në gol një 11-metërsh. Pas këtij barazimi, Newcastle mbetet në vendin e tetë me 44 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Everton është në vendin e 16 me 26 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Nottingham Forest fitoi me shifrat 3-1 përballë Fulham, ku për vendasit shënuan Hudson-Odoi, Chris Wood e Gibbs-White, ndërsa për “The Cottagers”, golin e “nderit” e shënoi”, Adarabioyo, teksa për t’u theksuar se për të tretën ndeshje radhazi, Armando Broja përfundoi në tribunë për skuadrën londineze.

Ndërkaq, në përballje të tjera, “Qershitë” e Bournemouth mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, “Shqiponjat” e Crystal Palace, Burnley i Arijanet Muric barazoi me rezultatin 1 me 1, me “Ujqërit” e Wolverhampton, dhe me një rezultat të tillë u mbyll edhe sfida në “London Stadium”, mes “Çekanëve” të West Ham dhe skuadrës së Tottenham. /i.m /abcnews.al