Ishin vërtetë përballje spektakolare dhe kjo mund të shihet që nga numri i golave, plot 18 rrjeta, në gjashtë përballje.
Tottenham e Liverpool janë rikthyer te fitoret në Premier League, me “gjigantët” e futbollit anglez, që kanë lënë pas humbjet, teksa mesditën e kësaj të shtune kanë regjistruar fitore të thella, ndaj Brentford e Bournemouth, respektivisht me rezultatet 3-1 e 3-0.
Në “Anfield Road” djemtë e Arne Slot dhuruan magji përballë “Qershive”, duke hipotekuar fitoren që në pjesën e parë, pas një dopiete të “yllit” kolumbian Luis Diaz dhe uruguajanit Darëin Nunez.
Në krahun tjetër, në “Tottenham Stadium”, për teknikun Ange Postecoglou menduan Dominic Solanke, Brennan Johnson e James Maddison, ndërsa për Brentford, topin në rrjetë e dërgoi Bryan Mbuemo, që në minutën e parë.
Fitore të madhe arriti edhe Aston Villa, me skuadrën e spanjolli Unai Emery, që përmbysi shifrat përballë “Ujqërve” të Wolves, duke i mbyllur 90 minutat me shifrat e thella, 3-1.
Pavarësisht se siguruan avantazhin në minutën e 25’-të, me anë të Matheus Cunha, “Ujqërit” nuk arritën të mbanin rezultatin, duke u ndëshkuar tre herë në pjesën e dytë, nga Ollie Ëatkins, Ezri Konsa e Jhon Duran.
Në sfida të tjera, Neëcastle u mund thellë, 3-1 në fushën e Fulham, ndërsa përballjet Leicester-Everton dhe Southampton-Ipwich Town u mbyllën në shifrat 1-1. /i.m /abcnews.al