Premier League/ Haaland nderon “Qytetarët” ndaj Southampton, Bournemouth “rrëmben” një pikë në “Villa Park”

schedule18:16 - 26 Tetor, 2024

schedule 18:16 - 26 Tetor, 2024

Pritej spektakël dhe goladë, ama diçka e tillë nuk ndodhi.

Janë zhvilluar mesditën e kësaj të shtune, katër sfidat e para të javës së nëntë të elitës së futbollit anglez, Premier League, ku nuk mund të mungonin as surprizat.

Kështu, “Qershitë” e Bournemouth kanë arritur një rrëmbejnë një pikë në transfertën e vështirë të Aston Villa, me vendasit që gjetën të parët avantazhin me Ross Barkley, në minutën e 76’-të të sfidës, mirëpo një gol i Evanilson në sekondat e fundit të lojës, “ngriu” buzëqeshjen e vendasve, duke i rrëmbyer një pikë këtyre të fundit.

Komplet i kundërt ishte fati për “Qytetarët” e Manchester City, të cilët iu falën “bomberit” norvegjez, Erling Haaland, në fitoren 1-0 ndaj “Shenjtorëve” të Southampton, duke rrëmbyer kështu kreun e tabelës, teksa janë ngjitur në kuotën e 23 pikëve, dy më shumë se ndjekësit e Liverpool.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Brentford ka fituar “festivalin” e golave ndaj Ipswich Town me shifrat 4-3, ndërsa Brighton nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 përballë “Ujqërve” të Wolves. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!