Premier League/ Guardiola humb sërish, “Djajtë” e Amorim fitojnë me përmbysje derbin ndaj “Qytetarëve”

schedule19:36 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 19:36 - 15 Dhjetor, 2024

Ishte padyshim një sfidë plot emocione e surpriza.

Ruben Amorim ka mundur për të dytën herë në vetëm pak javë spanjollin Pep Guardiola, këtë herë si tekniku i “Djajve të Kuq” të Manchester United, në derbin e madh të Mançesterit, teksa në “Etihad” skuadra e tij fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1.

Protagonistët absolut të sfidës ishin padyshim Bruno Fernandes e Amad Diallo, të cilët realizuan përmbysjen e madhe më vetëm 2 minuta, në fundin e lojës, teksa më herët golin e kishte gjetur Josko Gvardiol për “Qytetarët” e Manchester City, me këta të fundit që nuk mundën të bënin dot më shumë.

Falë këtij triumfi, United ngjitet në vendin e 12-të me 22 pikë, ndërsa “Qytetarët” e Manchester City mbeten në vendin e 5-të me 27 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!