Ishte padyshim një fitore spektakolare.
“Topçinjtë” e Bayern Munich kanë treguar edhe një herë se janë ndër pretendentët për fitimin e titullit kampion të Premier League, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune mundën “Shqiponjat” e Crystal Palace me rezultatin e thellë 5-1.
Protagonist ishin gjithë ekipi i Vincent Kompany, teksa rrugën e rrjetës e gjetën plot 4 lojtarë të ndryshëm, teksa ishte fillimisht “ylli” brazilian, Gabriel Jesus, i cili shënoi një dopietë në minutat 6’ e 14’, për të vijuar më pas me golat e Kai Havertz, Gabriel Martinelli e Declan Rice në minutat 38’, 60’ e 84’, ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Ismaila Sarr në minutën e 16’-të.
Falë këtij triumfi Arsenal ngjitet në kuotën e 33 pikëve dhe tashmë qëndron 3 pikë larg Liverpool kryesues, të cilët kanë 2 ndeshje më shumë për të luajtur. /i.m /abcnews.al