Premier League/ “Djajtë” nuk gabojnë ndaj Leicester, Ipsëich shtang Tottenham

schedule17:26 - 10 Nëntor, 2024

schedule 17:26 - 10 Nëntor, 2024

Largimi i Erik ten Hag duket se ka qenë zgjidhja e problemit.

“Djajtë e Kuq” të Manchester United janë rikthyer në seritë e rezultateve pozitive, teksa pasditen e kësaj të diele kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë, 3-0, “Dhelprat” e Leicester, në përballjen e vlefshme për javën e 11-të të Premier League.

Dominimi i djemve të Ruud Van Nistelrooy u pa që në fillim, me “fantazistin” portugez, Bruno Fernandes, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 17’-të dhe vetëm 21 minuta më vonë, “Djajtë” dyfishuan shifrat pas një autogoli të Victor Kristiansen, ndërsa për të “vulosur” fitoren e thellë, mendoi “ylli” argjentinas, Alejandro Garnacho.

Në krahun tjetër, Ipswich Town ka arritur të sigurojë në mënyrën më spektakolare të mundshme, fitoren e parë në Premier League, për këtë sezon, teksa kanë mundur të triumfojnë në transfertën e Tottenham, me shifrat 2-1.

Rrjetat e Sammie Szmodics e Liam Delap mjaftuan për t’i shkaktuar një “turp” të madh djemve të Ange Postecoglou, të cilët arritën të gjenin rrjetën falë uruguajanit Rodrigo Bentancur, por më kot pasi rezultati mbeti i pandryshuar, ndërsa në sfidën tjetër të mesditës, Newcastle arriti të përmbysë rezultatin në transfertën e Nottingham Forest, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 2-1.

Sa i përket renditjes, skuadra e Nottingham Forest mbetet në vendin e 4-t me 19 pikë, ndjekur nga Newcastle në vendin e 8-të dhe Tottenham në vendin e 10-të, me gna 18 e 16 pikë. Në vendin e 13-të pozicionohet Manchester United, me 15 pikë, ndërsa Leicester dhe Ipsëich ndodhen në pozicionet 15 e 17 të renditjes, me nga 10 e 8 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!