Mund të ishte një fitore e madhe, për të mos kishtë qënë për “gardianin” e Crystal Palace, Dean Henderson.
“Djajtë e Kuq” të Manchester United nuk kanë mundur të vijojnë ecurinë pozitive, teksa kanë zhgënjyer sërish në Premier League, këtë herë përballë “Shqiponjave” të Palace, duke u ndaluar në “Selhurst Park”, në barazimin e bardhë pa gola, 0-0.
Rastet ishin të shumta nga skuadra e Erik ten Hag, si në pjesën e parë me Zirkzee, Diallo e Garnacho, ashtu edhe në pjesën e dytë, ku në fushën e lojës u hodhën Rasmus Hojlund e Marcus Rashford.
Falë këtij rezultati, “Djajtë” e United mbesin në gjysmën e dytë të tabelës, teksa pas 5 javësh kampionat kanë mundur të sigurojnë vetëm 7 pikë. /i.m /abcnews.al