Ishte hera e parë si titullar në ekipin e tij të ri.
“Ylli” i Kombëtares shqiptare, Armando Broja ka arritur të zbresë për herë të parë në fushë si titullar me skuadrën e Everton, teksa në humbjen 2-0 në “Goodison Park” ndaj Nottingham Forest u aktivizua për plot 75 minuta.
Talenti i sulmit pati edhe raste për të gjetur rrjetën, mirëpo u duk se fati nuk ishte në anën e tij, ndyrshe nga skuadra kundërshtare e cila ndëshkoi dy herë “Blutë” me anë të Chris Wood e Morgan Gibbs-White.
Ndërkaq, në përballjet e tjera të mesditës, Manchester City fitoi 2-0 ndaj Leicester, Crystal Palace mundi 2-1 Southampton, ndërsa sfidat Fulham-Bournemouth e Tottenham-Wolves u mbyllën në rezultatet 2-2. /i.m /abcnews.al