Duket se janë ringjallur nën drejtmin e teknikut Enzo Maresca.
Pas fitores në transfertën e Bournemouth, “Blutë” e Chelsea kanë arritur një tjetër sukses larg “Stamford Bridge”, teksa këtë herë kanë mundur me rezultatin e pastër, 3-0, “Çekanët” e Ëest Ham, në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Premier League.
Fantastik në këtë përballje ishte “bomberi” senegalez, Nicolas Jackson, i cili shënoi dy golat e parë të sfidës dhe më pas asistoi për të tretin, me topin që u çua në rrjetë nga “ylli” anglez, Cole Palmer.
Falë këtij rezultati, “Blutë e Londrës” ngjiten në vendin e katërt të tabelës, me 10 pikë, teksa para tyre janë vetëm Liverpool, Manchester City e Aston Villa. /i.m /abcnews.al