Nuk ishte “debutimi i ëndrrave”, por mund të kishte shkuar edhe më kaq.
Tekniku portugez, Ruben Amorim mbërriti me shumë bujë në krye të stolit të “Djajve të Kuq” të Manchester United, megjithatë në sfidën e parë të aventurës së tij angleze, nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “shtëpinë” e Ipswich Town, “Portman Road”.
Gjithçka u “vulos” që në pjesën e parë, teksa ishte fillimisht “fantazisti” anglez, Marcus Rashford, i cili tundi rrjetën e vendasve që në minutën e 2’-të, pas një asisti fantastik të Diallo, mirëpo në minutën e 43’-të, Omar Hutchinson filloi festën për vendasit, duke mposhtur me një goditje perfekte “gardianin” Onana, për të arritur rezultatin e madh.
Falë këtij triumfi, “Djajtë” e United ngjiten në vendin e 12-të me 16 pikë, ndërsa skuadra e Ipswich Town mbetet në vendin e 18-të me 9 pikë. /i.m /abcnews.al