Preku zemrat e të gjithëve, sigurohet shuma për operacionin e mësueses 27-vjeçare

schedule20:52 - 3 Maj, 2021

schedule 20:52 - 3 Maj, 2021

Një lajm i gëzueshëm është mësuar mbrëmjen e kësaj të hëne. Shumë prej 80 mijë eurosh për operacionin e Drineda Dangllit është siguruar.

27-vjeçarja, nga Bilishti me profesion mësuese  vuan nga leuçemia dhe preku zemrat e të gjithëve, pasi historia e saj u publikua pak ditë më parë në ABC, ku djali 8-vjeçar nuk i ndahej asnjë moment. Arbër Hajdari bën me dije se Drineda do të niset sonte drejt Turqisë.

Lexo edhe: “Ndihmoni mamin të kujdeset për mua”, mësuesja nga Bilishti ka nevojë urgjente për transplant

“Ky lajm na ka gëzuar të gjithëve ♥️

SIGUROHET SHUMA 80.000 Euro për operacionin e Drinedës, vajzës 27 vjeçare që vuan me leucemi.

Sonte Drineda do të niset drejt Turqisë!

FALEMINDERIT ZOT!

FALEMINDERIT TË GJITHË SHQIPËTARËVE!

FALEMINDERIT EMSIONIT STOP!

Zoti ju dashtë fort të gjithëve ju që keni kontribuar për Drinedën,” ka shkruar Hajdari. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!