Preket edhe Shqipëria, OKB paralajmëron shtrenjtim tjetër të ushqimeve

schedule13:37 - 11 Mars, 2022

schedule 13:37 - 11 Mars, 2022

Çmimet ndërkombëtare të ushqimeve mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, sipas një deklaratë të agjencisë së ushqimit të OKB-së, shkruan BBC. 

Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë tha se Ukraina nuk do të mund të prodhojë për shkak të luftës. 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mund të mbillen.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta. Sëbashku, ato sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave.

Gjithashtu 12 milionë njerëz mund të vuajnë nga kequshqyerja në 2022-2033.

Nga shtrenjtimi i ushqimeve është prekur i gjithë rajoni jonë, përfshi Kosovën dhe Shqipërinë. Vetëm në shkurt, ushqimet në Shqipëri u rritën me gati 7% sipas INSTAT, ndërsa në Kosovë edhe më tepër. Gjasat janë që rritja të vijojë për shkak të mbylljes së eksportit të grurit nga Rusia, Ukraina dhe Serbia.

/abcnews.al