Prekëse pas dy muajsh karantinë, nëna dhe djali presin tortën e ditëlindjes në kufi

schedule19:09 - 5 Maj, 2020

schedule 19:09 - 5 Maj, 2020

Festat prej dy muajsh kanë qenë  të ndaluar në të gjithë botën. Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi ku prej javësh ka humbur qytetarë të shumtë nga koronavirusi. Më në fund duket se italianët tashmë do të kenë më shumë mundësi që të lëvizin lirshëm dhe dalngadalë ti kthehen normalitetit.

Të shumtë janë edhe pjesëtarë të familjeve të ndryshme që nuk kanë takuar me të afërmit e tyre gjatë kësaj kohe. I tilë është rasti i Francesco Piacentini 44 vjeç, dhe nënës së tij Delma Visonà 67 vjeçe.

Në ditën e lindjes së tij, 44-vjeçari vendosi të takojë nënën dhe të dy së bashku prenë një tortë në kufi.

“Ajo jeton në Veneto, unë në Trentino. Më 1 maj kisha ditëlindjen dhe ajo ishte e dëshpëruar. Më erdhi kjo ide për tu takuar në kufi. Mora një tryezë, ajo solli një tortë nga dyqani i pastave, një shishe verë dhe gota. Ajo parkoi në Veneto dhe  unë në Trentino “, ka thënë Piacentini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!