Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Prekëse, nëna me kancer blen dhurata për fëmijët kur ajo të mos jetë më pranë tyre

schedule13:36 - 14 Shkurt, 2021

schedule 13:36 - 14 Shkurt, 2021

Një ngjarje prekëse ka ndodhur në Britani ku një nënë e re e cila ka shumë pak jetë pasi është e sëmurë me kancer ka lënë shumë mesazhe dhe dhurata gati për fëmijët e saj momentin që ajo s’do të jetë më pranë tyre.

Mediat vendase bëjnë me dije se Tiffany Dean nga Herne Bay, Kent, pak para Krishtlindjes u diagnostikua nga një kancer i rrallë që prek vetëm katër ose pesë njerëz në 100,000.

Pasi pësoi shqetësime të stomakut për muaj të tërë, mjekët konfirmuan diagnozën tronditëse dhe i dhanë lajmin Tiffany dhe burrit të saj Sean, 32 vjeç, se tumori i saj ishte i paoperueshëm, domethënë kanceri i saj në fazën e avancuar ishte terminal dhe ajo kishte vetëm pak muaj deri në një vit për të jetuar, raporton SomersetLive.



Ishte një rrufe në qiell për nënën e re më parë të shëndetshme për Henry, 7 vjeç, Chloe, gjashtë dhe 16-muajshe Jacob, por ajo po përqendrohet me vetëmohim të lërë sa më shumë kujtime, mesazhe dhe dhurata për fëmijët e saj.

Sean shpreson shumë se Tiffany mund të jetojë aq kohë sa të shohë përvjetorin e pestë të martesës në gusht.

Më duket sikur po humbas një copë nga vetja”, ka thënë ai.

Tani mamaja e përkushtuar po përpiqet të imagjinojë të ardhmen dhe të planifikojë dhurata të përshtatshme për secilin nga fëmijët e saj ndërsa rriten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!