Një video prekëse është bërë shumë shpejt virale në rrjet, ku një nënë e sëmurë me kancer i ka bërë dhuratë djalit të saj një arush me rrahjet e saj të zemrës.
Hayley, është në fazën e fundit të kancerit dhe në një video të mëparshme po përpiqej t’i shpjegonte djalit të saj Weston se fatkeqësisht po vdes.
“Një ditë do të shkoj në parajsë, aty ku nuk do të ndjej dhimbje, dhe nuk do të ndihem e trishtuar”, thotë nëna, ndërsa i kujton të birit se babai i tij do të kujdeset për të dhe se ai kurrë nuk do të jetë vetëm sepse ajo do të kujdeset për të nga lart.
Konkretisht, arushi prej pelushi ka zërin dhe rrahjet e zemrës së Haley -t, dhe sa herë që Weston dëshiron, ai mund të shtyp një buton dhe të dëgjojë nënën e tij duke folur me të.
/abcnews.al