Prekëse, gjyshja amerikane takoi për herë të parë pas izolimit nipin e saj një vjeçar

schedule16:23 - 9 Nëntor, 2021

schedule 16:23 - 9 Nëntor, 2021

SHBA pas më shumë se një viti ka hapur kufijtë për të gjithë të vaksinuarit. Një moment prekës është regjistruar nga kamerat e aeroportit Ndërkombëtar John F. Kennedy i Nju Jorkut  ku një gjyshe ja takuar dhe marrë për herë të parë nipin e saj tashmë një vjeç.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Kai Patel ka përqafuar për herë të parë gjyshen e tij kur është bërë një vjeç. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe ato ishin parë vetëm në kamer përmes komunikimit me telefon.

Babna Patel ishte e gëzuar pa masë duke përqafuar Kay-n dhe duke i mbajtur dorën teksa po ecte drejt terminalit të aeroportit.

“Nuk kam fjalë si mund ta shpjegoj këtë ndjenjë”, ka thënë ajo.

Bavna Patel dhe vajza e saj Bintigia ishin dy prej pasagjerëve të BA001 , fluturimi i parë i British Airways detyruar për në Nju Jork , i cili u nis nga Aeroporti Heathroë pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit për shkak Covid-19 nga SHBA . /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!