Prej vitesh pjesë e kompanisë së famshme të modës/ Shqiptarja tregon historinë e dashurisë me pinjollin e ateliesë 60-vjeçare italiane

schedule10:26 - 20 Maj, 2024

schedule 10:26 - 20 Maj, 2024

Hettabretz është marka e njohur italiane e modës, që daton që nga viti 1960. Ajo ka klientë nga familje të pasura, nga Arabia Saudite e deri tek shtetet e tjera më të pasura. Madje, i ka shërbyer dhe familjeve mbretërorë në Angli, Holandë dhe Greqi.

Mirëpo, jo të gjithë e dinë se pjesë e drejtimit të kompanisë është dhe një shqiptare, e cila është martuar me pinjollin e ateliesë 60-vjeçare të modës. Bëhet fjalë për Brunilda Hoxha, e cila ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga Italia gjithçka, nga njohja me bashkëshortin dhe deri puna në atelienë e famshme.

“Unë me bashkëshortin tim jemi njohur në universitet 22 vjet përpara, tani kemi dy fëmijë dhe jemi rritur bashkë. Unë nuk e dija që ai ishte trashëgimtar i një marke të njohur mode. Ka qene një surprizë për mua dhe çdo herë njihja gjëra të reja. Sepse historia ka qene shumë e thjesht, ashtu siç vetë ata si familjarë të cilëve nuk i kanë pëlqyer asnjëherë të duken, ose të tregojnë atë që kanë.

Ne kemi një arkiv shumë të madhe por tani prodhojmë për Stefano Riçin që bashkëpunojmë prej 30 vitesh bashkë. Prodhimet i kemi të gjitha të personalizuara”, tregoi ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!