Prej vitesh në Suedi, gazetari Ervin Dushi: Situata ishte e kërcënueshme në Shqipëri, u bë e pamenaxhueshme

schedule08:38 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 08:38 - 13 Dhjetor, 2024

Gazetari Ervin Dushi, i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” tregoi se fillimet e tij në Suedi, kur iu desh të largohej për shkak të kërcënimeve me të cilat ishte përballur.

“Kam pastruar aviona dhe më pas kam kaluar në gazetari pas 6 muajsh sa kam mësuar gjuhën suedeze.”, u shpreh ai.

Gazetari theksoi se situata e kërcënueshme në vitin 2009, kur edhe u largua drejt Suedisë, ishte bërë e pamenaxhueshme, dhe kjo ishte arsyeja pse ai vendosi që të ikte.

“Në atë kohë kam qenë pjesë e gazetarisë investigative. Gazetaria ka rënë në nivel tjetër. Suedia e zgjodha se në kohën kur ika tingëllonte si një vend i largët në vitin 2009. Kam shkuar përpara, jam kthyer. Kisha përplasje, shkoja, pati ndodhur një kërcënim në derë të shtëpisë, i familjarëve. Kur e pashë që u bë nuk menaxhohej, thashë do të iki definitisht”, shtoi gazetari.

Duke u ndalur te fakti që Suedia shihet si një ndër vendet më të lumtura, ai u shpreh:

“Ka filluar puna për t’u bërë shteti i parë në botë që do të jetë free pa vipe dhe cigare. Merr gjobë nëse kompania gjen se ke pirë duhan brenda shtëpie. Nuk ka pagesa me cash, synohet që deri në 2025, të arrihet deri në 85 përqind cash free. Synimi ishte për vitin që kaloi, të ishte rreth të deklarohej cash free. Nuk u arrit qëllimi sepse nuk ishte infrastruktura e gatshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!