Prej një jete ecën mbi patina, njihuni me 80-vjeçaren e pazakontë nga Rusia

schedule17:03 - 2 Shkurt, 2021

schedule 17:03 - 2 Shkurt, 2021

Një gjyshe ruse, e cila jeton e vetme buzë liqenit Baikal në Siberi, e ka ruajtur pasionin e saj për patinazhin, edhe pse është afërsisht 80-vjeçe.

Lyubov Morekhodova, emri i së cilës në rusisht do të thotë “Dashuri”, i përdor çdo ditë patinat, të cilat ia ka dhuruar babai, Nikolai Morekhodov, kur ishte fëmijë.

“I përdor për shumë gjëra patinat, për punë dhe argëtim. Me to kujdesem edhe për lopët”, thotë Morekhodova.

Familja e saj ka jetuar gjithmonë buzë liqenit dhe kur ishte fëmijë ajo shkonte në shkollë me patina, ndërsa sot i përdor ende mbi ujin e ngrirë të Baikalit.

Morekhodova ka punuar gjithë jetën në një fabrikë të prodhimit të makinerive të rënda. Ndërsa tani ajo vijon të bëjë një jetë të thjeshtë, bashkë me lopët, pulat dhe qentë e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!