Prej më shumë se dy orësh në SPAK, Ilir Meta dëshmon për dosjen “CEZ-DIA”

schedule11:11 - 8 Nëntor, 2023

schedule 11:11 - 8 Nëntor, 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të mërkurë.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se kreu i PL është thirrur si person që ka dijeni në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”.

“Për telenovelën CEZ-DIA, meqënëse jeni lajmëruar herët edhe, po kështu të përballoni edhe reshjet e shiut. Është një telenovelë, e cila është gjykuar dy herë, e cila është rihapur për rastin konkret, në dhjetor të vitit 2019, nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje, dhe i cili është dënuar një herë nga gjykata për dhunë në familje. Faleminderit”, u shpreh Meta pak para se të hynte në SPAK.

Gazetari Vija nënvizoi se Meta u paraqit në SPAK i vetëm, pa avokat mbrojtës, teksa prej më shumë se dy orësh vijon të japë dëshminë e tij.

“Prej më shumë se dy orësh tashmë, ish presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta gjendet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, teksa është duke dhënë deklarime në lidhje me hetime te nisur nga prokuroria sa i takon aferës CEZ DIA. Zoti Meta është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Hetimet për CEZ DIA kanë nisur që në vitin 2019, pas një kallëzimi të mbërritur në SPAK për disa pretendime.

Ka qenë juristi Romeo Kara, që i është drejtuar SPAK me një kallëzim, sa i takon veprimeve të Ilir Metës në atë kohë dhe ish kryeminsitrit Sali Berisha. Kara pretendon se Meta ka zhvilluar një takim në atë kohë mes drejtuesve të kompanisë CEZ dhe përfaqësuesit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, ku pretendon se ka qenë zoti Meta që e ka realizuar këtë takim.

Në atë kohë, Ilir Meta ka pasur postin e ministrit të Ekonomisë në kohën kur u zhvillua këtë takim. Pretendimet janë që ka qenë zoti Meta që ka propozuar Kastriot Ismaliaj për të zhvilluar një takim dhe për të nënshkruar një konttarë mes përfaqësueve të kompanisë CEZ dhe DIA, për mbledhjen e borxheve”, raportoi gazetari Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!