Prej javësh në reaminacion, lajme të mira për 15-vjeçarin korçar, dërgohet në spitalin e njohur në Vatikan

schedule09:23 - 7 Qershor, 2023

schedule 09:23 - 7 Qershor, 2023

Lajme të mira vijnë nga Florisel Gjata, 15-vjeçari nga Korça, që po lufton me një semundje të rëndë, e cila i ka prekur organet. Floriseli fillimisht kishte lindur me probleme me zemrën dhe pas 2 operacioneve në Austri, vendosi dhe aparat. Por duket se nuk po ja del dot të vazhdojë në një jetë normale.

Kirurgu kardiotorakal, Kristo Papa në një lidhje me Skype nga Londra për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar se tashmë Floriseli ka shkuar në një spital në Vatikan, ku do të realizojë dhe transplantin e zemrës.

Sipas tij, po ndiqen të gjitha proceduarat e nevojshme për ta shpëtuar të riun.

“Florisel Gjata është tani në Romë, në një spital në Vatikan. Operacioni ka qene në Austri që në moshën 1-vjeç dhe pastaj është ndjekur në Shqipëri nga kolegët tanë. Situata e tij është goxha e vështirë dhe kjo mua më preku si doktor. U përpoqa që t’i japim një mundësi për të shkuar në Romë dhe të bënte një transplant në zemër.

Duke parë këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet Floriseli, fola me njerëzit e duhur dhe i thash që ekziston mundësia që të bëhet më mirë.

Tani kryesorja është që Floriseli duhet të stabilizohet, sepse ne si Shqipëri kemi ekspertë për pjesën për të trajtuar incuficencën kardiake, sepse problemi është që insuficienca kardiake siç shikohet dhe te imazhi është një zemër e zmadhuar dhe kjo nuk arrin të garantojë funksionalitetin e trupit të tij, të jetë normale. Por para se të arrijë te pjesa e transplantit, duhen bërë një sër analizash dhe duhet parë gjendja e tij. Ai ka pasur pak probleme të enjtjeve të këmbëve, duhet stabilizuar në fazën fillestare, do bëhen analiza, ka një sër proceduarash dhe do futesh në listë si të gjithë qytetarët italianë. Kjo i jep një mundësi shumë të mëdha, pasi Italia është një nga vendet më të mira për transplantet e zemrës”, u shpreh mjeku./abcnews.al