Prej ditësh i shtruar në spital, mjeku personal flet për gjendjen e Berlusconit

schedule19:15 - 8 Shtator, 2020

schedule 19:15 - 8 Shtator, 2020

Lajmet për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit italian janë inkurajuese.

Mjeku personal i Silvio Berlusconit , Luigi Giancrigillo, theksoi se shëndeti i ish-kryeministrit po përmirësohet dhe të gjitha parametrat e ekzaminimit janë inkurajuese.

Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos që të enjten e kaluar, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa është diagnostikuar edhe me pneumoni.

Në 24 orët e fundit, 1.370 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Itali,  ndërsa dhjetë persona kanë humbur jetën.

Në të gjitha rajonet e vendit janë shfaqur raste të reja sot. Ndërsa vijon që numrin më të lartë të të prekurve të rinj ta ketë Lombardia. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!