Prej disa vitesh i divorcuar dhe me borxhe, efektivi tenton të vrasë veten me armën e shërbimit në Tiranë

schedule15:42 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 15:42 - 14 Dhjetor, 2023

Një efektiv ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë.

Sakaq, raportohet se efektivi prej disa vitesh ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm. 50-vjeçari kishte probleme me borxhet dhe në kushte të depresionit ka tentuar të vrasë veten. Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!