Prej 9 ditësh në terapi intensive, humb jetën nga Covid-19 mjeku i njohur

schedule08:52 - 5 Tetor, 2020

schedule 08:52 - 5 Tetor, 2020

Është  ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, në këto orë të para të së hënës, doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj.

Doktor Esati, u nda nga jeta pas prekjes nga koronavirusi.

Ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe ndodhej në një stad të avancuar, ndërsa ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë prej 9 ditësh, ku ndodhej në terapi intesive për shkak të koronavirusit.

Dr. Esat Pashaj, ka lindur në 16.05.1948. Ai ka qenë Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!