FOTO/ Përfundon pas 8 orësh marrja në pyetje e Ali Ahmetit nga “Specialja”

schedule17:52 - 2 Shtator, 2020

schedule 17:52 - 2 Shtator, 2020

Pas tetë orësh, ka përfunduar intervistimi i kreut të BDI’së, Ali Ahmeti, nga prokurorët e Speciales.

Ahmeti është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Pas intervistimit, ai nuk ka deklaruar asgjë për median.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut prej disa orësh u intervistua nga Gjykata Speciale në Prishtinë.

Intervistimi i tij ka filluar në orën 9 e 30 të mëngjesit të së mërkurës, ndërkaq do të vazhdojë edhe të enjten e të premten.

Ftesa per Ahmetin nga Specialja i eshte derguar kreut te BDI në muajin korrik të këtij viti.

Ai shprehu gatishmërinë e menjëhershme për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!