Dani Alves po mbahet për të tetën ditë radhazi në një burg të Barcelonës, i akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 23-vjeçare në një klub nate në qytet në fund të muajit të kaluar.
Pas natës së parë makthi që 39-vjeçari brazilian përjetoi në burg, duket se dalëngadalë po fillon të përshtatet me jetën e re pas hekurave. Sigurisht, një rol të rëndësishëm në këtë ka luajtur edhe fakti që ish-asi i Barcelonës u transferua në një paraburgim me kushte shumë më të mira, pas një vendimi të Prokurorisë.
Sipas mediave spanjolle, Alves duket se shkon mjaft mirë me të burgosurit e tjerë, pasi një ish i burgosur i burgut, i cili u lirua pak ditë më parë, raportoi se braziliani jep autografe në bluza. /G.D abcnews.al/
Dani Alves has been ‘signing autographs for fellow inmates in prison’ https://t.co/o6wxNFqafI
— MailOnline Sport (@MailSport) January 27, 2023