Prej 28 vitesh regjisore në Teatrin e Kukullave, rrëfehet Klaudia Hila: E kam zgjedhur me dëshirë t’i shërbejë fëmijëve

schedule08:59 - 9 Maj, 2024

schedule 08:59 - 9 Maj, 2024

Regjisorja, Klaudia Hila ka bërë në emisionin “Pas Mesnate” një rrëfim për karrierën e saj artistike dhe personale.

Ajo është ndalur te shkëndijat e para në Teatrin e Kukullave, duke zbuluar se e ka zgjedhur me shumë dëshirë, ndryshe nga kolegët e saj.

Klaudia ka thënë se ka 28 vite punë në këtë teatër dhe duke i shërbyer fëmijëve, si pasojë kjo e ka bërë gjithmonë shumë të lumtur.

“Të jem e sinqertë në momentin që do të ofrohej diploma dhe ishte profesor Milto që ofronte disa vende, ku ne studentët e regjisurës duhet të shkonim dhe ne sapo tha Teatrin e Kukullave kam ngritur dorën dhe ne duhet të shkonim.

Mendoja sa me fat janë këta aktorë që bëjnë këtë lloj profesioni dhe sa me fat është kjo regjisore që ka punuar për këtë profesion. Sepse kemi dëgjuar Xhanfize Kekon që ka qene një regjisore e jashtëzakonshme për fëmijët dhe mendoj që ka qene një regjisore unike për sa i përket llojit të saj dhe kinematografisë me fëmijët, por me të njëjtin potencial ka qene dhe Lavdije Toro në Teatrin e Kukullave. Edhe ndihem shumë me fat që bëj 28 vite punë në Teatrin e Kukullave dhe i kam shërbyer fëmijëve”, rrëfeu Hila./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!