Prej 20 vitesh jeton në vendin tonë/ Arkitekti i njohur: Ndjehem më shumë shqiptar se italian

schedule09:49 - 28 Mars, 2024

schedule 09:49 - 28 Mars, 2024

Arkitekti italian Stefano Romano jeton prej 20 vitesh në Shqipëri, ku punon dhe si pedagog në Universitetin e Arkitekturës.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka treguar se në këtë moment të jetës ndjehet më shumë shqiptar se italian dhe do preferonte të jetonte këtu.

Sakaq, Stefano ka theksuar se i pëlqen energjia e një vendi që ishte në zhvillim e sipër.

“Tani ndjehem gjysmë për gjysmë, çik italian dhe çik shqiptar. Është një moment i jetës sime që nuk do të rikthehesha në Itali, mund të them që ndjehem më shumë shqiptar në këtë moment.

Në këtë moment, preferoj të jetojë në Shqipëri. Në fillim fare, më pëlqente energjia e një vendi që ishte në zhvillim e sipër, kishte regjimin e vizave, kishte mungesë elektriciteti dhe uji, kishte mungesë energjitike. Më interesonte se si një vend kaq afër Italisë, ishte në një moment tjetër të zhvillimit të tij, ishte kaq ndryshe, por prapë kaq afër. Tani më intereson energjia e një vendi që është në zhvillim super të shpejtë dhe në një vend ku të rinjtë janë shumica që është e kundërta e Shqipërisë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!