Prej 18 vitesh merret me krijimin e kukullave, Selimi zbulon si u bë pjesë e botës së tyre: Elvira Diamanti më dha një shtysë

schedule11:16 - 11 Janar, 2024

schedule 11:16 - 11 Janar, 2024

Merita Selimi është kuratorja që ka punuar prej 18 vitesh me krijimin e kukullave në Teatrin Kombëtar.

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, kuratorja e kukullave, Merita Selimi është ndalur dhe te karriera e saj prej 18 vitesh.

Ajo ka zbuluar se si u mor fillimish me kukullat, pa e ditur që do t’i kthehej në një profesion për të gjithë jetën. Selimi theksoi se dashurinë për Teatrin ia ka dhënë qyteti i saj, Shkodra, dhe falë aktores Elvira Diamanti arriti të ndërmerrte një hap të tillë.

Sakaq, gjatë intervistës, ajo ka kujtuar dhe kukullën e saj të parë, që ka krijuar.

“E vërteta ka qene rastësore në fakt. Unë kam ardhur te Teatri i Kukullave, kam ardhur gjithmonë me mendjen që do iki. Pavarësisht se unë në jam rritur me teatrin dhe me kukullat që në fëmijëri, sepse në Shkodër ka qene një kulturë tjetër, kanë qene prezent me pa dhe shfaqjet e Teatrit. Si gjithë fëmijët, kukullat i kanë pas të tyre, por këtu erdha dhe fillimisht ishte Elvira Diamanti që më dha një hap, që të arrija të punoja lirshëm.

Kukulla e parë që kam krijuar ka qene kali dhe emërtova krejt amorfet e palëvizshme, sepse e vërteta është që duhet të pyesësh aktorët. Unë kam qene krijuese individuale dhe nuk e kuptoja që duhet të pyesja aktorët para se ta interpretoja”, u shpreh Selimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!