“Preferoja më shumë vetëvrasjen” Totti kujton largimin nga Roma

schedule18:18 - 23 Shkurt, 2021

schedule 18:18 - 23 Shkurt, 2021

Francesco Totti kaloi gjithë karrierën e tij te Roma, teksa në fund ta saj pritej të vazhdonte si drejtues në klub, por nuk ndodhi kështu. Tani ai është jashtë klubit dhe në një intervistë për Bobo TV nga Christian Vieri, Totti kujton dhimbjet e largimit.

Ka ende keqardhje për atë largim dhe vetë ish-sulmuesi tregon se e kishte menduar veten si pjesë të klubit gjatë gjithë jetës së tij. Para se ta largonin ai shprehet se mendonte më mirë vetëvrasjen, se largimin nga Roma.

“Preferoja më shumë vetëvrasjen, se largimin nga Roma. E kisha imagjinuar veten time përgjithmonë në Romë. Pastaj ata (drejtuesit) më vendosën mes një zgjedhje shumë të vështirë, duke më detyruar të merrja një vendim, që nuk do e kisha marrë kurrë.

Mund të kisha bërë gjëra të mira për klubin, tani më duhet të vuaj nga jashtë. Mund të kisha bërë më shumë si vendimarrës, por isha i fundit, që më dëgjohej mendimi”, tregon Totti. /abcnews.al