Prefekti i qarkut të Dibrës Nexhmedin Shehu ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e sotme në Minierën e Martaneshit. Shehu deklaroi se si pasojë e saldimit ka pasur një shpërthim gazi duke bërë që dy punëtorë të asfiksohen. Më pas në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe kolegë të tjerë të cilët për disa minuta kanë qëndruar brenda në galeri.
Tre prej punonjësve janë transportuar në spital si pasojë e asfiksisë. Ndërkohë që një prej tyre Shyqyri Elezi, rreth 50 vjeç i cili ndodhet në gjendje më të rëndë pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa Murat Hidri dhe Andi Jauri janë gjendje të stabilizuar.
“Të dhënat e fundit në galerinë në zonën e re të Krastës. Ka ndodhur një shpërthim gazi dhe dy punëtorët janë asfiksuar. Shokët e tyre u kanë vajtur në ndihmë dhe janë asfiksuar. Njëri do transportohet drejt Tiranës. Ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë. Kanë qenë dy punëtorë brenda galerisë. Janë helmuar. Kanë vajtur shokët dhe I kanë nxjerrë nga galeria.
Ata janë transportuar në spital. Tre janë dërguar. Tjetri është më rëndë dhe pritet të transportohet në Tiranë. Minatorët kanë qenë në galeri për nxjerrë shokët e tyre. Mund të ketë pasur zona me gaz. Nuk e di nëse ka pasur apo jo tub ajrimi. Minatorët kanë dalë dhe po trajtohen në spital”, deklaroi Shehu./mv.abcnews.al