Kryeministrja e Danimarkës dhe kryeministri i Spanjës do të takohen sot në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, sipas skynews.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur tashmë në kryeqytetin e Ukrainës për të takuar liderin e vendit. Mësohet se gjithashtu ka mbërritur në Kiev edhe kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen.
Sanchez shkroi se ishte “i tronditur kur pa tmerrin dhe mizoritë e luftës së Putinit në rrugët e Borodyanka”.
“Ne nuk do ta lëmë popullin ukrainas vetëm,” tha ai.
Conmovido al comprobar en las calles de Borodyanka el horror y las atrocidades de la guerra de Putin.
No dejaremos solo al pueblo ucraniano. pic.twitter.com/OfEIa9oOTC
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) April 21, 2022
Frederiksen u zotua të dërgonte më shumë armë në Ukrainë, ndërsa ecte rreth Borodianka: “Ne synojmë t’i dërgojmë më shumë armë Ukrainës, sepse kjo është ajo që Ukraina ka më shumë nevojë.”
Palët do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për ukrainasit dhe hetimin penal të “krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, sipas një deklaratë të kryeministres daneze.
/abcnews.al