“Predha që vrau Aleks Nikën, pas dy ditësh në Itali”, Balla: Prokuroria t’i shkojë deri në fund hetimit për 21 janarin

schedule13:04 - 4 Janar, 2024

schedule 13:04 - 4 Janar, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kërkon t’i shkohet deri në fund hetimit për 21 janarin.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, lidhur me këtë cështje Balla tha se brenda 2 ditësh predha që vrau Aleks Nikën do dërgohet për ekspertim në Itali.

“Sot jemi në kushte të reja të krijuara pas një vendimi shterues të Gjykatës. Në dritën e këtij vendimi edhe policia ka identifikuar detyrat që kanë lidhur lidhur me plot cështje, që hidhen me hetimin e veprimeve të autoriteteve ekzekutive por edhe zinxhirin komandues.

Është në detyrën e të gjitha institucioneve për shkak se vrasja e 2 prej 4 personave është konsideruar si vrasje pa autor, prokuroria i ka mundësitë të vijojë, vendimi i gjykatës është urdhërues, e kemi përkthyer e kemi gati me të gjitha konkluzionet për hetimin e plotë, ku gjykata e vendos theksin te pjesa e zinxhirit komandues.

Vendimi i Gjykatës ka hapur mundësi të re që I duhet shkuar deri në fund. Pas dy ditësh do niset në Itali predha dhe element të tjerë që të konkludohet edhe me elementë të tjera. Flas si ministër i brendshëm, jo si Taulant Balla një prej protestuesve të 21 janarit.” -u shpreh Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!