Disa predha janë gjendur në një truall në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije Policia dhe shërbime të specializuara të Ministrisë së Mbrojtjes priten të mbërrijnë në zonë për të kryer hetimet përkatëse.
Gjithashtu pasi të saktësohet zona se ku ndodhen, pritet që specialistët të nisin punën për asgjësimin e tyre, pasi mund të jenë rrezik serioz për jetën e banorëve. Municionet, granatat dhe plumbat të cilët u gjetën në këtë njësi administrative nuk dihet se të kujt periudhe i përkasin.