Preç Zogaj: Qeveritë kurrë nuk kanë fituar betejat me mediat

schedule21:34 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 21:34 - 16 Dhjetor, 2019

I ftuar në “Mbrëmja në ABC” me Mirela Milorin, analisti Preç Zogaj theksoi se liria e medias ka nevojë që të jetë e rregulluar. Por sipas tij hallkat e tepërta, çështja e gjobave apo  Këshilli i Ankesave do të ndikojë negativisht.

“Paketa antishpifje është një paketë që provokon reagime. Në rastin e këtij amendamenti që kërkon të rregullojë funksionimin e mediave online, në parim rregullimi ligjor është i domosdoshëm. Më pas mënyra se si bëhet ligji me çfarë standardesh, duhet të analizohet”, tha Zogaj.

Zogaj theksoi se OSBE është ngarkuar të ndjekë këtë ligj sepse ka një shqetësim për këtë amendament.

“Nuk ka asnjë arsye për të bërë amendamente të tilla. Ky është një konflikt disavjeçar me mediat në tërësi. Rama është i mbrojtur pas idesë që po mbrojmë atë që mbron Europa, por më pas e transformojnë idenë sipas interesave. Gojët e medias nuk mbyllen, qeveritë kurrë nuk kanë fituar betejat me mediat dhe kurrë nuk do të fitojë. E vetmja betejë që  humb media është abuzimi me lirinë, armiku më i madh i medias është shpërdorimi i lirisë. Duhet të diskutojmë nëse do të bëhet rregullim ose jo. Për ta damkosur median e kanë quajtur ligji antishpifje”, deklaroi Zogaj.

Ai më tej theksoi se media është pushtet më vete, nuk i duhet mbështetja e opozitës apo qeverisë, por nëse do të ishte në Parlament opozita do ndikonte pozitivisht që ligji të merrte formën e duhur. Më mirë një shtyp me abuzime se abuzime pa shtyp”, shprehet analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!