Prapaskenat e merkatos, zbulohen dy dëshirat e Giampaolos

schedule13:31 - 28 Nëntor, 2019

schedule 13:31 - 28 Nëntor, 2019

Aventura e Marco Giampaolos në stolin e Milanit zgjati pak dhe u mbyll keq. Trajneri 52-vjeçari mori drejtimin e kuqezinjve në verë, teksa me datë 8 tetor erdhi shkarkimi i tij. Mungesa e rezultateve pozitive dhe kaosi në lojën e ekipit ndikuan në këtë vendim të drejtuesve.

Corriere dello Sport zbulon një prapaskenë në lidhje me merkaton e verës së kaluar. Giampaolo i kërkoi drejtuesve të “Djallit” Fabio Quagliarellan, sulmues me të cilin kishte punuar te Sampdoria. Mosha 36-vjeçare frenoi Milanin të arrinte një akord dhe trajneri bëri kërkesën e radhës.

Ai ishte Paulo Dybala. Juventusi e kishte nxjerrë në merkato argjentinasin dhe Giampaolo e donte në ekip. Akordi nuk u arrit kurrë dhe Dybala vazhdoi të qëndronte në Torino, aty ku po shënon dhe zhvillon paraqitje pozitive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!