Prapaskena, si dështoi transferimi i Lewandowski në Itali

schedule08:40 - 14 Prill, 2020

schedule 08:40 - 14 Prill, 2020

Robert Lewandowksi mund të kishte luajtur në Serie A dhe jo me ndonjë nga klubet “big”. Genoa kishte arritur një marrëveshje me sulmuesin në vitin 2010, por nuk fund nuk u konkretizua. Pse? Gjithçka e zbulon Stefano Capozucca, ish-drejtori sportiv i klubit italian.

Kur Lewandowski luante me Lech Poznan, Genoa e bindi atë dhe Capozucca për Radio Sportiva tregon: “Marrëveshja ishte arritur për Robert Lewandowski në vitin 2010. Gan Piero Gasperini e njihte mirë atë si lojtar. Ai duhet t’i nënshtrohej testeve mjekësore, por në atë moment presidenti Enrico Preziosi ndërpreu gjithçka”.

Genoa nuk bëri zgjedhjen e duhur me Lewandowski asokohe, por në verën e vitit 2018 goditi me transferimin e Piatek nga Cracovia për shumën e 4 milion eurove, ndërkohë që e shiti më pas te Milani për 30 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!