Prapaskena e një derbi, Filipe Luis për Di Maria: Jam penduar që i ofendova gruan gjatë një ndeshje, të kërkoj falje mik

schedule11:40 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 11:40 - 11 Dhjetor, 2023

Filipe Luis, ish-lojtari i Atletico Madrid, ka ndarë keqardhjen e tij më të madhe në 20 vitet e tij si futbollist profesionist.

“Unë do të hap zemrën time për keqardhjen më të madhe të karrierës sime. Nëse ka diçka për të cilën me të vërtetë jam penduar që e kam bërë dhe që do të doja ta ktheja kohën pas dhe të mos e bëja më, është ai veprim kudnër Angel Di Maria.

Luaja për Atletico Madrid dhe do të përballeshim kundër Real Madrid. Unë si mbrojtës krahu kisha për detyrë të markoja Angel Di Maria, pasi ai ndodhej në krahun tim të fushës. Angel është një lojtar i madh dhe i vështirë për t’u ndalur, kështu që Aguero më tha: ‘Filipe, nëse i afrohesh edhe nuk e ndal dot, thjesht përmendi diçka për gruan e tij’.

Dhe në një moment, unë ndodhesha pranë tij dhe e mallkova duke i përmendur emrin e gruas së tij. Ai në atë moment më shikoi në sy, ishte i rrënuar, dhe kështu unë e mbulova mjaft mirë në atë ndeshje pasi ishte i demoralizuar, nuk pati një paraqitje të mirë deri në fund të ndeshjes.

U ktheva në shtëpi dhe u pendova shumë. Dia Maria, të kërkoj falje, një mijë falje miku im, më fal që të kam bërë këtë”, tha ish-lojtari brazilian i penduar për një emision në Podcast.

Megjithatë, Real Madrid e fitoi atë ndeshje kundër Atletico Madrid me rezultatin 2-0, me Carvalho dhe Ozil të cilët shënuan në derbin e nëntorit të vitit 2010./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!