Prapaskena e merkatos, PSG refuzoi shkëmbimin e bujshëm me Juventusin

schedule17:59 - 2 Prill, 2020

schedule 17:59 - 2 Prill, 2020

Miralem Pjanic mund ta shohim me një tjetër uniformë në sezonin e ardhshëm. Juventusi nuk e ka përjashtuar largimin e mesfushorit boshnjak, i cili pëlqehet shumë nga PSG. Drejtori sportiv, Leonardo e pëlqen shumë 30-vjeçarin.

Braziliani ka marrë një propozim shkëmbimi gjatë ditëve të fundit nga homologët italianë. Juventusi ka kërkuar Marco Verrattin për të lënë të lirë Pjanic, opsion që është refuzuar menjëherë nga Leonardo sipas mediave italiane.

Verratti është pjesë e PSG-së prej vitit 2012 dhe cilësohet si i pashitshëm. 27-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve të Francës. Ai ka një histori të veçantë, pasi ka kaluar nga Serie B (Pescara) te PSG. Edhe pse numëron 36 ndeshje të zhvilluara me Italinë, Verratti nuk ka luajtur kurrë në Serie A. /abcnews.al

 

Verrati në një duel me Pjanic gjatë një ndeshje Itali-Bosnje

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!