Prapaskena e bujshme, si Terry bllokoi kalimin e Aguero te Chelsea!

schedule14:55 - 18 Nëntor, 2019

schedule 14:55 - 18 Nëntor, 2019

Sergio Aguero është një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit. Argjentinasi po shënon sistematikisht dhe është golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester City. Prej vitit 2011 është pjesë e “Cityzens”, por një vit më parë mund të ishte transferuar te Chelsea.

The Athletic raporton se “Blutë e Londrës” kishin përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh në verën e vitit 2010 për ta shkëputur nga Atletico Madrid. Aguero ishte ylli i “Colchoneros”, por dikush e bllokoi transferimin e tij te Chelsea.

Ai ishte John Terry, kapiteni i ekipit londinez. Mbrojtësi i njohur bindi drejtuesit e klubit për të mos investuar tek “El Kun”. Terry nuk kishte simpati për Agueron dhe preferonte David Villën, por as spanjolli nuk mbërriti kurrë në “Stamford Bridge”.

Një gabim i madh i drejtuesve të Chelsea, sidomos duke parë se në çfarë sulmuesi është kthyer lojtari latin dhe sa gola ka shënuar. Në fundjavë luhet Manchester City-Chelsea dhe 31-vjeçari pritet t’i shënojë golin e radhës ekipit ku mund të kishte vijuar karrierën, gjithmonë nëse Terry nuk do të përfshihej në bllokimin e blerjes së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!