Prapaskena e acarimit të Klopp, akuza lojtarëve për egoizëm ndaj Minamino

schedule16:40 - 6 Mars, 2020

schedule 16:40 - 6 Mars, 2020

Tre humbje në katër ndeshjet e fundit janë shumë për një skuadër si Liverpool, por nuk është momenti për panik. Gjithsesi, humbja ndaj Chelsea dhe eliminimi nga FA Cup e ka mërzitur Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman po fillon të humbasë durimin dhe ka reaguar ndaj lojtarëve të skuadrës së tij. Ai zgjodhi Takumi Minamino si titullar në majë të sulmit, por lojtarët e tjerë u treguan egoistë me japonezin. The Sun sjell fjalët e Klopp, i cili ka folur troç përpara lojtarëve të tij.

Skuadra duhet ta shfrytëzonte Minaminon. Takumi zhvilloi një ndeshje pozitive, por shokët nuk i shërbyen si duhet. Duhet të shfrytëzonim më mirë karakteristikat e tij, duhet t’i pasonim topin dhe të përfitonim nga freskia e tij.

Nëse Neco (Williams) do t’i kishte shërbyer, ndoshta gjërat do të merrnin një tjetër rrjedhë. Kishte dy raste që Takumi ishte i lirë në zonë, nëse Neco do ta kishte parë dhe do t’i kishte pasuar topin, ndoshta do të kishim përfituar“, ishin fjalët e Klopp në analizën e humbjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!