Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një postim në rrjetin social Facebook duke lëshuar kështu një tjetër mesazh në lidhje me zhvillimet politike në vend.
“Lulet po shtohen, pranvera nuk ndalet”, shkruan Meta në Facebook.
Presidenti Meta dhe maxhoranca janë në një përballje të fortë për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Meta thekson se maxhoranca po i “vjedh” anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa maxhoranca pretendon se është duke zbatuar vetëm ligjin. /abcnews.al