Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranvera erdhi shpejt, moti bën kthesë: Si do jetë kjo javë nga veriu në jug

schedule08:45 - 28 Mars, 2022

schedule 08:45 - 28 Mars, 2022

Kjo javë pritet të jetë e mbizotëruar nga vranësirat dhe reshjet e shiut. Kështu bën me dije meteorologu Hakil Osmani i cili na prezanton me parashikimin e motit për të gjithë javën. Këto ditë sipas Osmanit do të jenë të shoqëruara me vranësira dhe reshje shiu, ndryshe nga java e kaluar e cila na solli atmosferën e pranverës.

Kjo javë do jetë në mbizotërimin e motit të vranët ku më dukshme vranësirat do të jenë gjatë pjesës së dytë të javës duke sjellë reshje shiu duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë duke përfshirë deri fundjavën pritet të jemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do  të sjellin reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit shqiptar ndërsa në zonat e thella malore pritet të kemi reshje dëbore. Sa i përket temperaturave deri  të enjten do kemi rënie të lehtë duke bërë në maksimume të zbresin në vlerat 18 gradë. Në fundjavë temperaturat deri në 16 gradë celsius”, tha meteorologu.

Edhe vendet e rajonit do të jenë nën ndikimin e motit të vranët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!