Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranon bashkimin me Guardiolan, “xholi” i Barcelonës drejt Manchester Cityt

schedule13:46 - 31 Maj, 2021

schedule 13:46 - 31 Maj, 2021

Kontrata e Sergi Roberto me Barcelonën përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, por qëndrimi në Barcelonë për “xholin” mund të përfundojë që në këtë verë. Sergino Dest i ka marrë vendin e titullarit mbrojtësit dhe Barcelona nuk e ka në planet e së ardhmes Roberton.

Laporta nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë për të rinovuar Robertos dhe shitja në këtë verë është thuajse e pashmangshme. Manchester City është klubi më i interesuar për 29-vjeçarin. Guardiola e ka kërkuar edhe në sezonin e shkuar, por Roberto e refuzoi.

Tashmë situata ka ndryshuar tërësisht. Roberto e dëshiron kalimin te City dhe ky transferim është shumë i mundshëm. Nga ana tjetër Barcelona do të dëshironte këmbimin me Laportan. Francezi ka vlerë më të lartë se Roberto dhe këmbimi kokë më kokë është i pamundur. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!