Pranoi se kishte tentuar të rrëzonte Lukashenkon, familjarët e Protasevich: Intervista, e inskenuar

schedule08:43 - 4 Qershor, 2021

schedule 08:43 - 4 Qershor, 2021

Familjarët e gazetarit bjellorus që po mbahet në qeli nga regjimi i Lukashenkos, janë shprehur se intervista që ai dha një muaj më parë është e inskenuar. Sipas tyre, Roman Protasevich është detyruar me forcë që të rrëfejë në intervistën televizive që ishte ai që ka organizuar protesta anti-qeveritare.

Gazetari 26-vjeçar u arrestua në Minsk muajin e shkruar ndërsa fluturonte drejt Lituanisë, por avioni në të cilin ai ndodhej u devijua për në Bjellorusi, përcjell abcnews.al

Në një dalje televizive, me lot në sy, ai foli me fjalë të mira për presidentin Alexander Lukashenko dhe pranoi se kishte tentuar që ta rrëzonte nga pushteti.

Në kyçet e duarve të tij mund të shiheshin shenja të bëra nga prangat, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se ai është torturuar. Protasevich ishte redaktor i kanalit opozitar Nexta në aplikacionin e mesazheve Telegram deri vitin e kaluar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!