Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Memli Begalla ngjarje kjo e ndodhur me 14 shkurt. Të prangosur janë, Denis Demiri, i cili akuzohet se ekzekutoi biznesmenin, ndërsa Ardian Serezi është i arrestuari i dytë si bashkëpunëtor në vrasje.
Rreth dy javë nga ekzekutimi i tipit mafioz të biznesmenit Memli Begalla, policia e kryeqytetit prangos dy autorë si të dyshuar të vrasjes.
Ky është Denis Demiri autori i dyshuar sipas efektivëve blu ekzekutoi me një plumb në kokë Begallën, ndërsa Ardian Serezi u pragos si bashkëpunëtor në vrasje.
ABC News publikoi e para videon ekskluzive, ku shfaqen dy persona në ndjekje të biznesmenit Memli Begalla. Vetëm pak çaste më pas 64-vjeçari u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë poshtë banesës së tij në rrugën “Nikolla Tupe”.
Drejtori i Policisë së Tiranës në një deklaratë për mediat u shpreh se ka prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë se Denis Demiri vrau biznesmenin në Tiranë në datë 14 shkurt. Pista kryesore e hetimit janë borxhet e pashlyera të biznesmenit.
Nga hetime u zbulua se Demiri dhe Serezi u identifikuan pasi kamerat i kanë kapur kur kanë hipur në një makinë tip BMW të zezë pas vrasjes.
Makina ishte me targa të huaja, por është identifikuar nga policia, e cila ka arritur në gjurmët e autorëve.
Denis Demiri i dyshuar për vrasjen e Begallës, është një person me precedent penal, pasi ka qenë arrestuar edhe në 2012 për tentativë vrasje në Tiranë, ndërsa pak kohë më parë është liruar nga burgu. Gjithashtu me rekorde kriminale rezluton edhe shoku i Demirit, Ardia Serezi. Ai ka qenë efektiv policie vite më parë. Në vitin 2014 Serezi u arrestua si i përfshirë në trafikun e narkotikut me një ton kanabisi në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Dy të arrestuarit janë mbajtur në përgjim për 6 ditë radhazi, kur kanë folur me njëri-tjetrin kanë thënë se “shpëtuam ne, se u kapën të tjerë”. /abcnews.al