Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranga prokurorit në Kosovë/ Beqë Shala akuzohet për korrupsion

schedule09:41 - 27 Tetor, 2025

schedule 09:41 - 27 Tetor, 2025

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e vendit, kanë arrestuar prokurorin Beqë Shala nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’.

Aksioni është kryer në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Sipas njoftimit te autoriteteve, Beqë Shala, është arrestuar këtë fillim javë në vendin e punës.

Shkak për këtë lëvizje nga drejtësia është bërë një video-incizim, dorëzuar tani pranë autoriteteve të drejtësisë ku shfaqet prokurori i Prizrenit duke pranuar para në këmbim të ndikimit në çështje të drejtësisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shumën apo rastin konkret për të cilin dyshohet prokurori.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, njoftojnë se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!