Pranga në Shtëpinë e Lirisë, arrestohet kryetari dhe tre zyrtarë të tjerë/ Blushi: Meta u rrëmbye si terrorist

schedule16:07 - 21 Tetor, 2024

schedule 16:07 - 21 Tetor, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka zhvilluar një deklaratë për mediat, ku foli edhe për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Meta u arrestua në mënyrë kriminale dhe banditeske.

“Dum Dumani dhe në bashkëpunim me kriminele të narkopolicisë, kryen një nga krimet më të pashembullta duke rrëmbyer ish presidentin e Republikës, Ilir Meta. Edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga Garda, i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye nga dhjetëra kriminelë nën uniformë. Që nga ky moment e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm.

Kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm, banditë dhe kriminelë që mund ta bëjnë. Më e rëndë akoma është dhuna fizike që kanë ushtruar ndaj tij, duke kënaqur egon e Edi Ramës. Të gjithë u bindën se në këtë vend nuk ka drejtësi. Kur ky akt kriminal në mes të ditës para qindra qytetarëve ndodh me një ish-presidenti republike, imagjinoni të dashur qytetarë se çdo të ndodhë me ju””, tha ai.

Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!