Pranga avokatit të njohur grek, kërkoi 2 mln euro për llogari të Klodian Lekoçajt

schedule22:45 - 18 Prill, 2019

schedule 22:45 - 18 Prill, 2019

Avokati i personave VIP në Greqi ka përfunduar në pranga për shkak se duke shfrytëzuar lidhjet me elementë shqiptarë të botës së krimit është përpjekur t’u zhvasë miliona euro kolegëve të tij.

Avokati i njohur grek, Aleksandros Likurezos është arrestuar në Athinë, i akuzuar për implikim në çështjen “Mafia e burgut”. Sipas burimeve mediatike, akuzat kundër avokatit janë: krijim organizate kriminale dhe shantazhim. Arrestimi ka ardhur pasi më herët kolegë të tij, avokatë të tjerë, kishin deponuar se pak para vrasjes së avokatit Mihalis Zafeiropoulos në tetor 2017, Likurezos kishte folur me të në telefon. Siç kanë deponuar në gjyqin për çështjen Zafeiropoulos të paktën dy avokatë-dëshmitarë, Likurezos i kishte kërkuar kolegut që pak më vonë do të vritej një shumë të madhe parash për llogari të “bosit” të “Mafies së burgut”, siç është quajtur nga mediat shqiptari Klodian Lekoçaj. Avokatët kanë thënë se shuma e kërkuar ishte 2 milionë euro. Lekoçaj sillet të ketë qenë porositësi i intimidimit të Zafeiropoulos, vrasja e të cilit ishte pasojë e një aksidenti, siç ka pretenduar ekzekutori Mikel Brahimaj. Porosia ishte dhënë bashkë me Arbër Bakon, i cili u vra po me porosi të Lekocajt në 14 janar të këtij viti, në burgun e Koridalosit. Një person me influencë të madhe në jetën publike greke, 85 vjeçari Aleksandros Likurezos është mjaft aktiv në profesionin e tij dhe klientët i ka kryesisht nga VIP-at e vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!